Skip to content

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Gjekmarkaj në krah të Bashës: Nuk kishte mundësi tjetër, ishte i vetmi shteg për të kaluar

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një prononcim për mediat nga selia blu komentoi vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.

Sipas Gjekmarkajt, Basha dhe PD nuk kishin rrugë tjetër dhe ky ishte shtegu i vetëm për të kaluar.

“Basha dhe PD nuk kishin mundësi tjetër, dukej se ishte shtegu i vetëm për të kaluar”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur për akuzat që Berisha i adresoi udhëheqësit demokrat se ky vendim ishte antistatutor dhe antiligjor, Gjekmarkaj tha: “Berisha është personalitet i madh politik, betejat për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla.”