Anija shqiptare “Butrinti” ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin Egje.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se ajo ishte nisur nga brigjet e Çesmes, në Turqi, me destinacion ishullin Kios të Greqisë. Në gomone mes emigrantëve, ndodheshin 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.
Anija “Butrinti”, pjesë e Forcave Detare të Shqipërisë, patrullon në ujërat e Egjeut në kuadër të operacioneve të NATO-s.
