Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka përfshirë emrin e Sali Berishës në Grupin e saj Parlamentar, ai në vetëdeklarim është deklaruar si deputet i Grupit Parlamentar të PD.
Partia Demokratike ka 44 deputetë të regjistruar si pjesë e grupit të saj në Kuvend. 7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR.
7 anëtarë të tjerë nga lista e PD janë pjesë e listës së PDIU.
Në total 58 deputetë. Ndërkohë PD fitoi në zgjedhje 59 mandate. Pra zyrtarisht Sali Berisha mbetet jashtë grupit të PD.
