Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion.

Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike.

Por në fund gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re