Gjykata Administrative lë në fuqi gjobën për Elton Debreshin për tubime të paligjshme.
Debreshi u shpall fajtor për shkelje të rregullave të pandemisë duke u gjobitur me 5 milionë lekë të reja.
Ish-kandidati i pavarur për qarkun e Dibrës më 26 mars të këtij viti u gjobit për shkak të grumbullimit të paligjshëm. Gjoba ndaj tij është vendosur me pretendimin se janë shkelur masat Covid në mitingjet që ai ka mbajtur me elektoratin.
Më parë Elton Debreshi është shprehur kritik ndaj autoriteteve që e kanë gjobitur pasi sipas tij edhe partitë e tjera bënë mitingje elektorale në qytete të ndryshe të vendit në ambiente të mbyllura në kundërshtim të plotë me masat për parandalimin e Covid dhe sërish nuk janë ndëshkuar.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
