Kabineti i presidentit të shtetit, Gjeorge Ivanov, deklaroi se qëndrimi I tij është i pandryshueshëm dhe se nuk do të ndryshojë, siç thotë nga asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi.

 

Kabineti i presidentit përmes një njoftimi për mediat përgënjeshtruan konfirmimet e kryeministrit Zoran Zaev, të dhëna në intervistën për televizionin grek ERT se shefi i shtetit do ta përkrahë marrëveshjen me Greqinë.

 

“Kryeministri Zaev me qëndrimet e tij të ndryshueshme, kontradiktore dhe konfuze vazhdon ta gënjejë dhe manipulojë opinionin e Maqedonisë, por edhe me atë grek dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, nuk duhet që të keqpërdoret për pranimin e një Marrëveshje të dëmshme me pasoja të paparashikueshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e saj.”

 

Marrëveshja e emrit me Greqinë, është cilësuar nga presidenti Ivanov në dëm të identitetit kombëtar të Maqedonisë dhe në dëm të interesave të Republikës së Maqedonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko