Skip to content

Vijon protesta në ditën e 8-të/ Prindërit kundërshtojnë mbylljen e shkollës në Grizë: Kryetarja e Bashkisë nuk e ka parë fare godinën, nuk ka dëmtime!

Prindërit dhe nxënësit në Grizë të Patosit vijojnë protestën në ditën e 8-të duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë për të mbyllur shkollën e fshatit.

Edhe sot nxënësit kanë refuzuar të udhëtojnë me autobus për shkak se duan që shkolla e tyre të riparohet dhe mësimi të nisë normalisht. Prindërit kanë marrë privatisht një inxhinier për të inspektuar dëmet, ndërsa për mikrofonin e “Fax News”, ata kanë konfirmuar se inxhinieri u kishte thënë se kjo godinë mund të riparohet dhe nuk përbën asnjë rrezik.

Gjithashtu kërkohet një ballafaqim me kryetaren e Bashkisë, Rajmonda Balili, për të cilën prindërit thotë se vendimin e ka marrë nga zyra pasi asnjë inxhinier i autoriteteve shtetërore nuk ka mbërritur për të inspektuar dëmet e godinës.

“Në Patos nuk i çoj, inxhinieri e pa na tha që godina riparohet. Duhet të vijë kryetarja e Bashkisë që të na japë shpjegim, jo të mbyllë shkollën nga zyra pa e inspektuar me asnjë inxhinier. Kryeplaku i fshatit nuk na ka mbështetur fare, nuk ka qenë në krah nesh. Inxhinieri që ne kemi marrë na ka thënë se kjo godinë nuk përbën rrezik dhe mësimi mund të zhvillohet normalisht. Kurse kryetarja e Bashkisë së Patosit tha se do të vijë një grup inspektimi nga Tirana por deri tani nuk ka ardhur asnjë”, tha një prind.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb