Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot.

Një autobus me pasagjerë është përplasur me një trajler te kryqëzimi i Shëngjinit.

Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime tre persona, dy fëmijë dhe një grua janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re