Skip to content

Çudira shqiptare/ Prej një viti është ndërtuar shkolla e re, por nxënësit frekuentojnë akoma të vjetrën, flet prindi: Nuk kanë bazë materiale! (VIDEO)

Është e çuditshme por e vërtetë! Prej më shumë se në viti është ndërtuar shkolla e re në Qerret por ende nuk është hapur dhe nxënësit “detyrohen” të frekuentojnë godinën e vjetër.

Duke folur për mikrofonin e “Fax News”, prindërit thonë se qeveria nuk ka fonde për të plotësuar shkollën me baza të reja materiale. Sipas banorit autoritetet lokale po mundohen që të futin bangat dhe karriget e vjetra në godinën e re.

Shkolla e vjetër ka 30 vjet por problemi në 2017 u ndërtua shkolla e re po se vjetra kish dalë nga funksioni. Shkolla mbaroi por nuk është hapur sepse nuk ka baza të reja mësimore, baza materiale është në shkollën e vjetër, pse kjo shkolla e vjetër duhet të futet baza e të vjetrës. Shkolla e re duhet ta gëzojnë fëmijët me bankat e reja dhe kushte të reja.

Shkolla e vjetër është në gjendje katastrofë nga muret nga tavanet. Shkolla e re duhet të jete me materiale të reja dhe cdo gjë është në rregull. Kryetari i bashkisë Kavajas nuk ka marrë asnjë masë. Këtë shkollë e ka nisur ndërtimin kur ishte kryetar bashkie ai i PD, këtu fushate bëhen. Shkolla vazhdon nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë. Kryetarit të Bashkisë i kam shkruar dhe i kam thënë që do ta bëj problem me anë të televiszioneve por asjë nuk ka reaguar”, tha një prind.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb