Skip to content

Kuvendi mblidhet nesër për të miratuar qeverinë e re dhe programin politik

Kuvendi do të mblidhet nesër në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës do të jetë miratimi i programit politik dhe përbërjes së re te Këshillit të Ministrave.

Vendimi për mbledhjen e parlamentit u mor në Konferencën e Kryetarëve këtë të mërkurë. Po ashtu mes tyre është miratuar ndarja e orëve të debatit mes grupeve parlamentare.

16 ministrat e emëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama morën dje miratimin nga presidenti Ilir Meta i cili dekretoi pa kontestime të gjithë qeverinë e re.