Ministria e Jashtme palestineze paralajmëroi Izraelin për planin e saj për të ndërtuar një vendbanim të ri hebre rreth Detit të Vdekur, përcjell KosovaPost.
Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë të Punëve të Jashtme Palestineze thuhet: “autoritetet izraelite po përpiqen të dominojnë zonat e gjera të zonës së Detit të Vdekur, territoret e pushtuara gjatë vitit 1967.”
Deklarata e qeverisë palestineze dënon projektet izraelite, ku theksohet se përpjekjet e Izraelit janë një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe shkeljet e marrveshjes izraelite me Organizatën për Çlirimin e Palestinezës (PLO).
Përmes kësaj deklarate, Organizata për Çlirimin e Palestinezës u nxit të ndërhyjë urgjentisht për të parandaluar Izraelin që të zbatojë projektet e tij rreth Detit të Vdekur./KosovaPost/.
Në kontekstin e projekteve të ndërtimit të vendbanimeve hebraike, qeveria izraelite lëshoi një deklaratë ku thuhej se zbatoi subvencionimin e saj shtetëror në këto zona.
