Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës gjatë mandatit të tretë, ka vënë theksin tek 2 synimet kryesore të qeverisë së tij. Ndër të tjera, kryeministri ka thënë se synim kryesor ishin rindërtimi dhe vaksinimi i popullsisë, për të bërë të mundur daljen nga pandemia.
Ndërsa më tej shtoi se në faqen zyrtare qeveritare në internet, do të kishte një seksion të posaçëm për personat të cilët kanë ankesa të caktuara lidhur me shërbimin e marrë në administratë pbulike.
Kryeministri Edi Rama
Shqipëria ka përpara dy fronte të mëdha, nga njëra ana tërmeti dhe fronti për daljen nga lufta me pandeminë. Dua sot t’ju them atyre që presin strehimin përfundmtar në shtëpi, se ky është një nga prioritetet tona. Plani ynë nuk ndryshon në asnjë kushte.
Qytetarët do vijojnë të marrin nga shteti një shumë parash, nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv, falë vaksinimit të vazhdueshëm në kohë.
Askush nuk mund të qeverisë pa të meta, por një nga krenaritë më të mëdha gjatë madantit të kaluar do të mbetet fakti se në luftën mbi pandeminë, ne sot nuk kemi zili asnjë vend apo qeveri tjetër. Kemi qenë ndër qeveritë ndër më efikase në këtë luftë. Dje kemi marrë edhe lajmin e Green Pass ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin nëpër të gjithë BE. Ky është një mesazh për të gjithë qytetarët e pavaksinuar, që të vaksinohen sa më parë.
Duke patur parasysh ndjeshmërinë e lartë, do i lutesha opozitës dhe mediave të kërkojnë nga qeveria cdo informacion të mundshëm. Lajmet e rreme dhe gënjeshtrat shkaktojë shqetësim njësoj. Qeveria e re do vendosë në shërbim të publikut një faqe zyrtare ku do të ketë mundësi cdo qytetar të ankohet dhe të denoncojë sjelle të caktuara nga administrata publike.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
