Skip to content

Tymi i zi mbulon Vlorën

Një tym i zi ne përmasa shume te mëdha mbuloi sot ne dreke nje pjese te Vlorës pranë stadiumit te qytetit. Policia sqaroi se behej fjale per djegien e nje sasie gomash qe ishin hedhur e me pas iu është vene flaka nga persona te panjohur. Zjarrfikëset shkuan menjëherë ne vendin e ngjarjes, duke shuar flaket. Por derisa zjarrfikëset mbaruan pune me vatrën e zjarrit, ndotja ne zone arriti nivele alarmante. Tymi helmues i çliruar ne ajër nga gomat u përplas si nje re ne nje zone te gjere duke shqetësuar banoret. Policia tha se nuk ka asnjë te ndaluar per rastrin, pasi nuk dihet se kush i ka hedhur gomat e kush i ndezi ato duke krijuar një krim mjedisor ne kulm te sezonit turistik ne qytetin bregdetar.