Skip to content

Përplasen dy automjete “kokë më kokë” në Sauk, 5 persona janë dërguar në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Saukut në dalje të Tiranës.

Sipas raportimeve të para bëhet me dije që përplasja ka qenë e fuqishme ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur duke u dërguar në spital.

Në aksident janë përfshirë një Toyota dhe një BMW ku shpejtësia dhe devijimi i rrugës dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti të frikshëm. Automjeti tip BMW ka devijuar për të shmangur dëmtimet në rrugë dhe për pasojë është përplasur “Kokë më kokë” me automjetin tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb