Skip to content

Shqiptari krahu i djathtë i “bosit të madh”/ Në Spanjë “goditet” banda e drogës, arrestohen 12 persona

Policia e Spanjës ka arrestuar 12 persona mes tyre edhe shqiptarë të cilët akuzohen për veprën penale “kultivim dhe trafikim i drogës”.

Gjatë operacionit të koduar “Trident”, policia ka zbuluar se grupi kriminal udhëhiqet nga një shqiptar i cili ishte krahu i djathtë i “bosit të madh” të drogës. Shqiptarit i kishte besuar pjesën e trafikimit dhe kultivimit të bimës narkotike.

Sipas mediave iberike, bëjnë me dije që shqiptari për të fshehur gjurmën mbante pasaportë të falsifikuar. Ky grup operonte në Huesca dhe kishte në përbërjen e tyre 8.200 bimë narkotike “Canabis Sativa”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb