Policia Rrugore ka vazhduar monitorimin e qarkullimit të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në harkun kohor të disa orëve janë konstatuar automjete me shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj të cilëve janë marrë masa administrative.
Në njoftimin e policisë thuhet se janë vendosur 21 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 123 km/h deri në 127 km/h .
Njoftimi i policisë
Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, , mos abuzo të arrish më të keqen.
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes së shpejtësisë , në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan -Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mbrëmjes së sotme, prej orës 19:00 deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Elbasan, 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 141 km/h deri 169 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj .
21 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 123 km/h deri në 127 km/h .
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 13 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.32 mg/l deri në 0.44 mg/l.
Si dhe janë vendosur 11 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.