Skip to content

Bënë një manovër të gabuar por e pësuan keq nga drejtuesi i automjetit, si është gjendja e të rinjve që po ktheheshin nga kalçeto dhe u plagosën me armë zjarri

 

Diku pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme 2 të rinj kanë treguar se janë qëlluar me armë zjarri. Enis Sanxhku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç janë mjekuar në spitalin e Traumës dhe më pas njëri prej tyre ka shkuar për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen pasi gjendja e tij paraqitet pak më mirë se shoku i tij.

AI ka treguar se kanë qenë duke u kthyer nga një ndeshje që sapo kishin bërë në kalçeto dhe shkak ishte bërë një manovrim i gabuar ku i kanë bllokuar rrugën autorit të ngjarjes. Më pas konflikti ka degraduar deri në përdorjen e armëve të zjarrit.

Sipas tyre situata është krijuar vetëm si pasojë e një konflikti momental. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i autorit të ngjarjes. Policia ka ngritur postoblloqe në zona të ndryshme të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Qafë-Kasharit” në orën 24:05. Ndërkohë dy të plagosurit nuk kanë pasur ndonjë precedent të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja ka qenë totalisht e papritur dhe ka ndodhur në fraksione sekondash. Nga informacionet e siguruara nga gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj, mësohet se të rinjtë e plagosur nuk kanë pasur njohje të mëparshme me autorin e ngjarjes, përndryshe ata do ta kishin identifikuar atë.

 

/faxweb