Skip to content

Probleme me ujin e pijshëm dhe rrugën, banorët në Shkodër: Drejtori i UKSH na tha të blenim tubacionet me lekët tona, tani nuk na sjellin punëtorë, është si lagje mesjetare

Banoret e lagjes Dragoç ne Postribë prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm .Për këtë problem i janë drejtuar drejtorit te ujesjellesit ne Shkoder , Mark Mollës dhe sipas banorëve ky I fundit u ka thënë të mblidhen te gjithë dhe te blejnë tubin individualisht pasi UKSH nuk ka fonde . Për më tepër banorët kanë blerë dhe tubin por UKSH nuk sjell as forcë punëtorëve për të zgjidhur njeherë e mirë këtë problem .

Përveç ujit banoret vuajnë amortizimin e 2 km rrugë . Ata shprehen se është e pamundur që fëmijët të shkojnë në shkollë pasi rruga mbushet e gjitha me ujë.
Uje drita rruge jane problematike jetike që prej 30 vitesh shqetësojne banoret e Dragoçit te harruar nga vëmendja e institucioneve .

“Atëherë fillojmë me rrugën. Këtu tek kjo rruga ku jemi ne nuk kalohet, nuk shkojnë dot fëmijët në shkollë, vetëm nëse mund të veshin ndonjë palë çizme. Fondi për këtë rrugë është çuar tek një rrugë tjetër ku janë shumë më pak shtëpi se këtu. Në këtë lagje është torturë, si me qenë në mesjetë”- u shprehën banorët për rrugën.

“5 vjet me rradhë ka kjo zorrë uji këtu, për dy ditë punë, munden me na shpëtu nga ky problem i madh, por asnjë nuk vjen ta montojë”- u shprehën banorët për problemin e ujësjellësit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb