Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli tregoi arsyen pse nuk ishte në takimin e djeshëm të Sali Berishës. Ajo tha se ndodhej jashtë vendit.
“Unë mezi erdha dhe këtu sepse sapo kam ardhur nga jashtë, por kjo nuk ka lidhje je apo nuk je prezente. Këtu ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kritik, kyç të një force politike që nuk është opozitë. Zoti Berisha kishte thënë që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur”, tha Topalli.
Kjo e fundit, njësoj si Berisha u përjashtua nga Lulzim Basha, por Berisha atëhere heshti.
Ndërsa Topalli ka vendosur t’i dalë krah, pavarësisht se Berisha e braktisi për Bashën.
