Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur shembjen e ndërtesave në Radhimë të Vlorës.
Ditën e sotme është shembur objekti 1-katësh, por paraprakisht IKMT njofton se janë dhjetëra ndërtesa që do të preken ku çdo rast do të rishikohet për shkak se disa objekte u ka ndryshuar statusi.
Aktualisht pjesa më e madhe e ndërtesave janë në proces gjyqësor. Teksa edhe avokati i popullit është shprehur pro banorëve dhe kundër shembjes së tyre. E megjithatë IKMT sërish ka zbarkuar në terren. Ende nuk dihet numri i saktë i objekteve që do të shemben, pasi “verifikimit e dokumentacionit të objekteve do të bëhen rast pas rasti”, ka thënë kreu i IKMT.
Kujtojmë se në zonën Orikum Radhimë, shembjet kanë sjellë reagim të banorëve 2 vite më parë, shoqëruar me protesta të shumta.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
