Skip to content

Nuk e pranonte ndarjen dhe e përndiqte, 32-vjeçari i ngul pjesë metalike në fytyrë ish-të dashurës në mes të rrugës (FOTO)

Një grua në Britani që mbijetoi pasi u qëllua në fytyrë nga ish-partneri i saj xheloz, tregon me mankth gjithcka kishte perjetuar nga ai pas ndarjes.

Jodie Dickinson, 34 vjeç, pësoi plagë të rënda tek sytë pasi ai i nguli një copë metalike. Ish i saj, Tyrone Harvey, 32 vjeç, u burgos të enjten javën e kaluar pasi u akuzua për tentativë vrasjeje.

Çifti u nda kohët e fundit për herë të fundit pas shumë vitesh abuzim, por Jodie tha Harvey vazhdoi ta ngacmonte. Ajo kërkoi urdhër mbrojtjeje dhe pasi ish i dashuri i saj u thirr në gjykatë mohoi të gjithë ngjarjen. Menjëherë pasi dolën nga gjykata ai e ndoqi nga pas duke e ofenduar dhe e goditi në fytyrë me grushte dhe me nje pjese metalike.

“Gjaku po më dilte, nga të gjitha pjesët e fytyrës, unë vrapoja e tronditur, duke bërtitur”-rrëfen Jodie.

“Shoku me të cilin po qëndroja vrapoi për të thirrur policinë dhe ambulancën, ne vrapuam lart dhe u fshehëm në banjë duke pritur që ndihma të vinte, por Tyrone tashmë ishte larguar”

Jodie u dërgua me urgjencë në spital dhe pas skanimit, ajo zbuloi se ai e kishte goditur me një pjesë metalike të cilën e mbante në dorë dhe më pas me grushte. Jodie tha: “Plumbi më copëtoi mollëzën e faqes dhe u ndal pas sinusit tim, nën gropën e syrit, ishte e tmerrshme




(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb