Ditën e sotme është miratuar kabineti Rama 3 dhe programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Pas një seance plenare maratonë që zgjati më shumë se 20 orë, me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim, kryeministri Rama është votëbesuar për herë të tretë.
Mësohet se ditën e nesërme rreth orës 10:00, kryeministri dhe ministrat do të betohen në presidencë, para presidentit, Ilir Meta.
