Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet nesër në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Shërbimi për Marrëdhëniet me Media i Presidencës së Serbisë theksoi se Vuçiç të shtunën do të qëndrojë për një vizitë njëditëshe në Turqi.
U njoftua se Vuçiç në kuadër të vizitës në Stamboll do të takohet me presidentin turk Erdoğan.
Asnjë informacion nuk u nda mbi temat që do të diskutojnë dy presidentët.
