Skip to content

Betohet Qeveria “Rama 3”, ceremonia tek Meta zgjat veç 15 minuta

Betohet qeveria e re ‘Rama 3’.

Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në oren 10:00.

Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë.

Mësohet se Edi Rama dhe ministrat u mblodhën fillimisht në Kryeministri, dhe mandej eskorta e kreut të qeverisë mbërriti në Presidencë. Kryeministri Edi Rama u prit nga shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti.

Më herët kishte mbërritur në Presidencë, Ilir Meta dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Kabineti i ri i qeverisë “Rama 3” përbëhet nga 16 ministra, mes të cilëve 12 gra dhe 5 burra, bashkë me kryeministrin.

Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes. Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.