Skip to content

Në varfëri ekstreme dhe me një fëmijë të sëmurë, familja Llapi kërkon ndihmë për kurimin e djalit (Video)

Në varfëri të plotë dhe të gjunjëzuar nga sëmundja e djalit 5-vjeçar familja Llapi nga Shënepremte në Divjakë apelon për ndihmë për shërimin e të miturit.

Çifti i bashkëshortëve, Iliri 37 vjec dhe Yllka 36 vjeçe janë prindër të dy fëmijëve të mitur, vajza 7 dhe djali 5 vjeç. Iliri kërkon shërim për të birin Kleon, i cili  pas lindjes, rreth 2 muajsh filloj të rritej me sëmundjen e rrallë që po i merr jetën.

Babai i Kleos tregon se familja e tij prej 4 anëtaresh por presin dhe fëmijë tjetër, ndërsa jetojnë në katin e 5 të një pallati të vjetër në kushte varfërie ekstreme.

Ndihma sociale që marrin nuk ju mjafton as për bukë. Bashkëshortet kërkojnë vetëm shërimin e djalit edhe pse shpesh flenë pa e mbushur barkun me bukë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb