Të paktën dy persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në një seri shpërthimesh në Afganistan, të parat që kur forcat amerikane u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta më 31 gusht dhe talibanët morën sundimin e përkohshëm.
Sipas burimeve, tre shpërthime ndodhën njëri pas tjetrit në qytetin lindor Jalalabad dhe një tjetër në kryeqytetin Kabul.
Dy persona u vranë nga shpërthimet, sipas një spitali publik në Jalalabad, ndërsa 19 të tjerë, përfshirë anëtarë të talibanëve, u plagosën.
Një automjet i talibanëve ishte objektivi i shpërthimit të parë në zonën Angorbagh, i cili vrau deri në tre persona, sipas një dëshmitari okular.
Dy persona u plagosën në një shpërthim pak para mesditës në lagjen Dasht-e-Barchi të Kabulit, sipas burimeve, të cilët shtuan se shpërthimi u shkaktua nga një bombë magnetike në një makinë.
Talibanët nuk kanë bërë asnjë koment mbi viktimat.
Ndërsa askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjë prej sulmeve deri më tani, DEASH-K dyshohet të jetë i përfshirë, pasi të dy grupet kanë luftuar prej vitesh.
