Kroacia ia ka dalë të kualifikohet deri në gjysëmfinalet e botërorit rus duke barazuar kështu rekordin e vitit 1998. Por tashmë skuadra kroate mund të pretendoj edhe më tepër duke nisur nga gjysëmfinalja ndaj Anglisë. Pasi kaloj pa problem një grup jo të lehtë duke arritur tre fitore, kroatët ia kanë dalë të shkojnë në gjysëmfinale vetëm falë penalltive në dy turet paraardhëse ndaj Danimarkës dhe Rusisë.
Por ky sukses nuk vjen vetëm prej talenteve të kësaj kombëtareje por edhe trajnerit të saj, Zlatko Daliç. Ai e mori drejtimin e kombëtares në tetorin e vitit të shkuar kur Kroacia rrezkonte hyrjen në botëror dhe siguroj kualifikimin pas play-off-it me Greqinë.
Nëse për një pjesë të madhe të opinionit botëror Daliç është një personazh i panjohur nuk është i tillë pë rata që e ndjekin futbollin shqiptar. Përpara drejtimit të kombëtares Daliç nuk ka ndonjë karrierë të madhe pasi ka drejtuar vetëm në kampionatin kroat dhe atë arab porn ë CV fare lehtësisht mund të gjesh edhe drejtimin e një skuadre shqiptare, Dinamos.
Pikërisht 10 vite më parë Dinamo e Besnik Sulajt zgjodhi trajnerin e ri kroat për të mbrojtur titullin kampion dhe ai u bë një rrugë kalimi për ardhjen e shumë trajnerëve të tjerë kroat në Shqipëri por edhe shumë futbollistëve. Pasi fitoj Superkupën e Shqipërisë përballë Vllazninë ai e drejtoj skuadrën për 7 muaj. Ishin dy humbjet në derbet me Tiranën dhe Partizanin që sollën largimin e tij nga Shqipëria dhe rikthimin në atdhe. Më pas karriera do të vazhdonte në futboln arab derisa erdhi thirrja nga federate e vendit të vet për të marrë drejtimin e kombëtares ku deri tani ka bërë një punë të mirë.
Kështu ai trofe i Superkupës i fituar me Dinamonështë edhe i vetmi trofe i fituar nga Daliç në një kampionat europian. Ecuria e mirë në botëror e ka bërë atë personazh atë jo vetëm në Kroaci por në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri ata më nostalgjikët e kanë rikthyer në kujtimet e tyre si një trajner të zgjuar dhe punëtor./Berati.TV