Piktori Zaim Elezi ka çelur në “Galerinë Fab” ekspozitën me emrin “Nana”.
Gjatë intervistë për “Fax News”, Zaim Elezi tha se të gjitha portretet ndodhet nëna e tij e cila e ka të pamundur të vizitojë ekspozitën për shkak të moshës së madhe.
Pse pikërisht “Nana” në gegërisht? “Nana ka dy zanore, ka zë më shumë, dritë më shumë. Nana është më e bukur. Çdo qenie njerëzore është e lidhur me nënën por ajo që është më e rëndësishme qenia duhet të ketë një lloj ndërgjegjësimi. Unë kam pas luksin te përpiqem në heshtje që me këto punë të komunikoj përveç gjuhës së përditshme me nënën por edhe me artin tim. Në të gjitha tablotë, është nëna ime.
“Nëna e di që është hapur kjo ekspozitë, por ajo është 86 vjec dhe për shkak të situatës shëndetësore dhe pandemisë ajo nuk ka mundësi ta vizitojë. Jam i detyruar që unë ti bëj foto dhe video që t’ia tregoj nga telefoni”, tha Zaim Elezi.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
