Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.

Mësohet se ka qenë një ‘BMW’, e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.

Ai ka përplasur dy mjete të tjera, “Benz”-in i drejtuar nga 61-vjeçari Bashkim Qira dhe “Volkswagen”-in, i drejtuar nga Kristina Allko.

Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko