Skip to content

Vdekja e minatorit 61-vjeçar/ I bllokuar në 450 metra thellësi, zbulohet tentativat e fundit e jetës, u fut brenda dhe… (Dalin detaje të reja)

Dalin detaje të reja nga vdekja e minatorit, Muharrem Plaku, i cili ngeli i bllokuar në galerinë në zonën D në 450 metra thellësi.

Sipas burimeve të “Fax News”, në momentin e shembjes së masivit shkëmbor, 61-vjeçar tentoi për tu futur në një boshllëk për t’i shpëtuar aksidentit.

Pjesa katrore prej druri ishte ndërtuar për tu zhvendosur në rast rreziku të shembjeve, por kjo “godinë” brenda galerisë nuk e mbrojti Muharrem Plakun. Për pasojë janë shembur qindra metra katror masiv shkëmbor duke shkatërruar edhe “katrorin” prej druri ku ishte futur minatori që gjeti vdekjen e menjëhershme.

Pas 5 ditësh kërkime është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në një prej galerive të Bulqizës. Trupi i 61-vjeçarit pas nxjerrjes nga nëntoka u dërgua drejt morgut të qytetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb