Skip to content

Vdekja e minatorit Plaku/ Prokuroria nis hetimet, shoqërohen në polici inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

Policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat Inxhinierin teknik si dhe përgjegjësin e punimeve të galerisë ku humbi jetën minatori Muharrem Plaku.

Gjithashtu mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ku minatori 61-vjeçar për 5 ditë ngeli i bllokuar brenda galerisë si pasojë e shkëputjes të një masivi shkëmbor.

Minatori i cili u gjet i vdekur pas 5 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Sipas burimeve të “Fax Neës”, në momentin e shembjes së masivit shkëmbor, 61-vjeçar tentoi për tu futur në një boshllëk që t’i shpëtonte aksidentit por ishin të kota përpjekjet e fundit të jetës së tij.

Vdekja e minatorit 61-vjeçar/ I bllokuar në 450 metra thellësi, zbulohet tentativat e fundit e jetës, u fut brenda dhe… (Dalin detaje të reja)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb