Lulzim Basha ka rrëzuar kërkesën e  Sali Berishës për të mbledhur firma në mënyrë që të thirret Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Sipas kreut të PD-së, nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe asnjë organi në PD.

Basha më tej ka shtuar se nuk do të lejojë që në PD të krijohen grupe apo deputetë që dalin kundër SHBA.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha mësohet të ketë thënë sot se kërkesa për Berishën ka ardhur nga zyrtarë të lartë të SHBA dhe  informacionet i di vetë ai si dhe ish-kryeministri Berisha. Sipas Bashës këto informacione nuk do i tregojë kurrë.

Basha: Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë.

4 ditë më parë Sali Berisha në fund të takimit që realizoi me demokratët u shpreh se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do t’i kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës. Por mesa duke Basha nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re