Skip to content

400 mijë euro për sahatet e ujit/ Zbulohen detaje nga sherri në bashkinë e Vlorës dhe atyre të ujësjellësit, ja 3 tenderat që ka firmosur Leskaj

Dalin detaje të reja nga konflikti mes zyrtarëve të bashkisë Vlorë dhe atyre të ujësjellësit.

Sipas burimeve të “Fax News” mësohet se ish-kreu i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj ka firmosur 3 tendera: 400 mijë euro sahatet e ujit, klorifikimi dhe uniformat.

Ndërkohë në institucion mungonin vula dhe librat e protokollit. As punonjësja e protokollit nuk ka qenë në institucion.

Përfundojnë në Policinë e Vlorës ish Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj, i cili ka dorëzuar dorëheqjen në datën 6 gusht, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku, për të sqaruar situatën. Burime nga policia, Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.

Sherr në mbledhjen e bashkisë Vlorë, përfundojnë në polici disa zyrtarë, mes tyre Dritan Leli (EMRAT)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb