Kanë lënë ambientet e komisariatit zyrtarët e Bashkisë së Vlorës pas sherrit me punonjës të ujësjellësit.
Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur ditën e sotme gjatë një mbledhje mes zyrtarëve të dy palëve. Sipas buirimeve të “Fax NeWs” mësohet se ish-kreu i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj ka firmosur 3 tendera të cilët janë bërë “Molla e sherrit”: 400 mijë euro sahatet e ujit, klorifikimi dhe uniformat.
Pas mbledhjes situata ka agravuar, kur ish-kreu i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra.
Ndërkohë në institucion mungonin vula dhe librat e protokollit. As punonjësja e protokollit nuk ka qenë në institucion.
Në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku, për të sqaruar situatën. Burime nga policia, Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.
Sherr në mbledhjen e bashkisë Vlorë, përfundojnë në polici disa zyrtarë, mes tyre Dritan Leli (EMRAT)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
