Skip to content

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

moti shqiperi 1004

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

 

Moti do të jetë me kthjellime, si dhe zhvillime vranësirash të herëpashershme. Në momentin e zhvillimit të vranësirave, do të ketë reshje shiu, kryesisht të dobëta, por hera-herës deri mesatare në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 8 m/sek, dhe përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

 

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë. Temperaturat do të regjistrohen me rënie në të dyja vlerat nga 12 grad në orët e mëngjesit deri në 30 grad celcius në orët e mesditës.