Deputeti demokrat, Agrok Gjekmarkaj ka folur në studio “Open” lidhur me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Partinë Demokratike. Ndër të tjera, si një lloj përpjekje për të justifikuar kryedemokratin Basha për vendimin e marrë, Gjekmarkaj tha se nuk kishte pasur asnjë zgjidhje tjetër dhe se ndaj partisë Demokratike ishte vënë ultimatum.

“Vendimin për të e ka marrë një shtet tjetër, një fuqi madhore. Kështu që, me atë që unë di, dukej se ishte një rrugë pa shteg. Nuk kishte alternativë tjetër Lulzim Basha. Askush nuk thoshte si do ta zgjidhim çështjen me SHBA, por gjithçka ishte mbi Bashën”, tha ai.

Gjekmarkaj mendon se thirrja e anëtarësisë dhe Kuvendit për këtë vendim është e vështirë.

“Duke iu referuar fjalës së Bashës, besoj se është e vështirë të mbledhësh anëtarësi e as Kuvend për një ultimatum që i është vënë PD. Ne nuk dimë cfarë dinë ata, nuk dimë çfarë di Basha e Berisha. Unë sinqerisht e kam të vështirë të gjej cila është rrugëdalja përveç kësaj që ka ndodhur. Këtë vendim e kanë marrë të tjerët, Basha thjesht e ka certifikuar”, deklaroi deputeti i PD.

Sipas deputetit, të njëjtët njerëz që deri dje kritikonin Bashën se përse nuk distancohet nga Berisha, sot i kanë dalë kundër dhe kritikojnë vendimin e kreut të PD-së për përjashtimin e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re