Dy makina janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës në Vlorë.
Makinat kanë qenë në pronësi të shtetasit Tomor Karçani, ndërsa sipas burimeve ngjarja dyshohet se është e qëllimshme.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi shkakun e zjarrit shkrumboi dy mjetet e Karçanit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
