Skip to content

Ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e minatorit 61 vjeçar: Humbi jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit për një kohë të gjatë

Ditën e djeshme, u gjet trupi i pajetë i minatorit 61 vjeçar Muharrem Plaku i cili kishte mbetur i bllokuar nën masivin minerar të galerisë që prej 5 ditësh.
Trupi i pajetë u dërgua në Spitalin e Bulqizës në mënyrë që t’i kryehn të gjitha ekspertizat mjekoligjore.

Sipas raportit të mjekëve, vdekja e minatorit 61 vjeçar kishte ardhur si pasojë e asfiksimit, pra për shkak të mënugesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi ngjarja. Pas përfundimit të autopsisë, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e ceremonisë mortore.

Muharrem Plaku është minatori që ndenjë i bllokuar në galerinë e minierës së Bulqizës, për rreht 5 ditë. U raportua se minatori u përpoq që të fshihej brenda një godine që ishte ndërtuar brenda minierës për të shpëtuar, mirëpo as ajo nuk e shpëtoi dot nga vdekja. Për ngjarjen janë arrestuar Inxhinieri teknik Veli Losha, si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti Saba Hasani.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb