Ky është Ariel Lamaj, një nga 60 vrojtuesit në bregdetin e Vlorës.
 
Për herë të parë ai është përballur me një rast që mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike.
 
Ka qenë pikërisht ndërhyrja e tij e shpejtë që i ka shpëtuar jetën një vajze 25 vjeçare e cila ndodhej me pushime në plazhin e ri në Vlore.
 
Lamaj tregon se gjatë vëzhgimit ka vënë re 25 vjeçaren,  e cila kishte shqetësime dhe po rrezikonte të mbytej.
 
Përparim Kamberaj përfaqësues i federatës se vrojtuesve te plazheve ne Vlore, thotë se kontrollorët janë të domosdoshëm në bregdet.
 
Bashkia e Vlorës, prej momentit kur ka filluar plazhi ka nisur kontrollet për të gjitha ato biznese qe nuk plotësojnë kushtet e kontratës.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko