Skip to content

“Njerëzit janë të mirë, por këtu ka shumë plehra” Shqipëria në sytë e turistëve të huaj, një vështrim kritik

Krahasuar me vitin 2020, Shqipëria ka pritur një numër të lartë turistësh të huaj në sezonin veror.

Shumë prej tyre dashurohen me Shqipërinë e zgjedhin të vijnë sërish, por nga ata turistë që zhgënjehen nga ajo që gjejnë.

Njëri syresh, ka treguar në një prononcim për mediat, se është zhgënjyer nga vizita e tij në Shqipëri. Filip është një mjek me profesion dhe vjen nga Belgjika.

“U zhgënjeva shumë teksa shihja papastërti, plehra, plastikë kudo, mungesë infrastrukture. Njerëzit sigurisht janë të këndshëm, ka vende që janë të mira, por pjesa tjetër është zhgënjyese.

Është një vend që nuk është i përgatitur për turizmin. Ka ende shumë punë për t’u bërë që vendi të jetë në nivelet normale të turizmit.

Kam vizituar Malin e Zi, Kroacinë, Italinë, por janë shumë, shumë ndryshe nga Shqipëria. Thjesht zhgënjim,” tregoi turisti i huaj.

Mjeku belg kishte mbërritur në Parkun Kombëtar të Apollonisë për t’u njohur me historinë e lashtë të qytetit. Sipas drejtoreshës së parkut, Ornela Dyrmishi, këtë vit Apollonia është vizituar nga mbi 23 mjië turistë.