Ambasadorja Yuri Kim qëndron e palëkundur ndaj qëndrimit amerikan për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka bërë një paralajmërim për zyrtarët e vendit tonë duke shkruar se SHBA është serioze për korrupsionin ku janë përfshirë qeveritarë.
Kjo vjen si një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të mëhershme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i ka konsideruar shpifje akuzat e ngritura ndaj tij pas shpalljes non-grata nga SHBA.
“Në Uashington po kalojmë mirë duke koordinuar hapat e mëtejshëm për të përforëcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Është shumë e qartë se ne jemi seriozë për korrupsionin ku përfshihen zyrtarë qeveritarë të shteteve teksa shprehim mbështetjen ndaj Shqipërisë e cila është më demokratike dhe më e fortë. SHBA ka qenë me Shqipërinë në 30 vitet e fundit, dhe do të jetë me ju dhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej” – shkruan Kim.
