Skip to content

Franca është finalistja e parë e botërorit

Mjafton vetëm një gol nga Umtiti për ta dërguar Francën për herë të tretë në finale e një botërori. Por kjo do të jetë e veçantë pasi do të luhet në Ditën Kombëtare të Francës.

Belgët dominuan në pjesën e parë por pa krijuar rrezikshmërinë e duhur ndërsa Franca zgjodhi të qëdronte në pritje duke e fokusuar vëmendjen te kundërsulmet e shpejta të Mbape.

Ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë është një gol i Umtiti pas krosimit të Grizman që vendos ndeshjen. Belgjika provoj deri në fund por nuk ia doli të ndryshonte dot fatet e ndeshjes dhe kështu Franca bëhet finalistja e parë e këtij botërori dhe nesër pret të zbuloj edhe rivalen e saj.

Ndërsa në Francë ka nisur festa dhe rrugët e çdo qyteti janë mbushur plot duke rritur lart krenarinë franceze ashtu, si edhe shtypi francez që ngre lart idhujt e tyre./Berati.TV

Francë 1-0 Belgjikë

Shënues: Umtiti 51’