Skip to content

Liga e Kampioneve/ Shkëndija bën “manita’’, bie Drita në Mitrovicë

Asnjë problem për Shkëndijen në ndeshjen shtëpiake të turit të parë eleminator të Ligës së Kampioneve ndaj kampionëve të Uellsit, TNS. Në ndeshjen e luajtur në Shkup tetovarët kanë shënuar pesë herë duke siguruar kështu kalimin më tej para kohe dhe ndeshja e dytë pritet të jetë një formalitet.

Serinë e golave e ka hapur Izair Emini dhe më pas skena është e gjitha e sulmuesit Besir Ibraimi. Ai ka shënuar plot katër gola nga të cilat njëri në pjesën e parë dhe tre në të dytën.

Nuk ka shkaur njësoj për kampionët e Kosovës, Dritës së Gjilanit që në përballjen e pamundur ndaj kampionëve të Suedisë, Malmo. Suedezët fitojnë me tre gola ndeshjen e luajtur në Mitrovicë dhe tashmë për Dritën vazhdimi bëhet një mision edhe më i pamundur.

Strandberg, Trautason dhe dhe Rozenberg janë autorët e golave dhe ndeshja e dytë do të luhet në Suedi vetëm për statistika./Berati.TV

Shëkndija 5-0 TNS

Shënues: Emini 14’, Ibraimi 38’, 53’, 60’, 66’

Drita 0-3 Malmo

Shënues: Strandberg 13’, Trautason 39’, Rozenberg 82’