Një grua në moshë, i biri 55 vjeçar dhe qeni i tyre, të tre u shpëtuan nga një person i panjohur. 46 vjeçari rrezikoi jetën e tij teksa hyri në banesën e pushtuar nga flakët dhe arriti të nxjerrë jashtë të moshuarën e të birin 55 vjeçar, i cili kishte marrë plagë nga zjarri.
46 vjeçari largoi nga banesa në flakë të moshuarën fillimisht, e më tutje 55 vjeçarin, i cili tentoi të shkojë në shtëpi për të shuar flakët. Fatmirësisht 46 vjeçari e mbajti me forcë jashtë banesës, e pak sekonda më pas, një shpërthim i fortë u dëgjua në brendësi të shëpisë.

46 vjeçari i quajtur Kreg, po dërgonte me makinë në shtëpi një mikun e tij, kur pa tymin e flakët që kishin mbërthyer banesën e Filomenës e të birit Brendon.
55 vjeçari shkoi më tutje në spital, nga ku tregoi për median angleze: “Ende jam i traumatizuar. Kreg (45 vjeçari) në shpëtoi jetën. Shumë njerëz ishin mbledhur jashtë, por ishte ai i vetëm i cili na erdhi në ndihmë. Më mbajti me forcë kur dolëm jashtë shtëpisë. Unë doja të hyja brenda për të shuar flakët… mjekët këtu më thanë që isha shumë me fat që i shpëtova asfiksimit.”

46 vjeçari që shpëtoi familjen tregoi për median sesi ndodhi ngjarja.
“Nisa të godas derën kryesore që të afroja njerëzit aty. Fillimisht doli e moshuara, të cilët e largova. Më tutje gjeta qenushin dhe e nxorra dhe atë nga shtëpia. Hyra për herë të tretë dhe pashë 55 vjeçarin. Mu desh ta kapja me forcë dhe ta mbaja, sepse ai nuk donte të dilte… Të them të drejtën, nuk më duket vetja hero, por kështu jam gatuar, përherë mendoj t’i ndihmoj njerëzit.
Gruaja e moshuar jetoi në këtë shtëpi prej mëse 40 vitesh. I biri kishte ardhur të jetonte tek nëna, pasi kjo e fundit ishte e sëmurë, ndaj dhe kishte tentuar të shpëtonte shtëpinë e nënës.
