Skip to content

Fugoni i burgut përplasi një qytetar së bashku me kalin që tërhiqte karrocën/ Kush është emri “big” i të burgosurit që po transportohej për në gjykatë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një fugon policie ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me karrocën dhe me kalin e tij që e tërhiqte. Qytetari u dërgua menjëherë në spital ndërsa kali i tij, fatkeqësisht ngordhi si pasojë e përplasjes së rëndë.

Por burime për Fax News, bëjnë me dije se brenda fugonit të policisë, ndodhej i burgosur dhëndri i Qazim Sejdinit, kryebashkiakut të Elbasanit. Sokol Sanxhaktari do të dilte ditën e sotme para gjykatës, por incidenti i ndodhur duket se e ka shtyrë këtë çështje.

Po transportonte me urgjencë të burgosurin e sëmurë, fugoni i policisë së Elbasanit përplas qytetarin së bashku me karrocën dhe lopën e tij

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb