Skip to content

Mrekullia kroate është histori, janë në finale

Kroacia bën surprizën më të madhe të botërorit duke siguruar kështu finalen e parë në histori duke tejkaluar brezin e artë të botërorit ’98. Në Kroaci tani askush nuk pranon që ndeshja mbyllet brenda 90 minutave pasi është turi i tretë kalon pas 120 minutave por këtë herë pa shkuar tek penalltitë.

Gjysëmfinalja nis shumë mirë për Anglinë që shënon në fillimin e ndeshjes me Tripier nga goditja standarte. Kjo la të kuptonte që për Anglinë do të ishte më e thjeshtë dhe fizikisht anglezët nuk do të kishin problem të shkonin në një finale historike përballë francezëve. Në pjesën e parë Kroacia nuk u duk fare por as Anglia nuk e mbylli dot ndeshjen.

Pjesa e dytë nis ndryshe dhe ballkanasit janë sulm dhe shpërblehen me golin e Perisiç që barazon ndeshjen dhe për herë të tretë e dërgon Kroacinë në shtesa.

Por mrekullia vjen në shtesa kur është një tjetër futbollist që luan në Itali, Mario Manzukiç që me golin e tij dërgon Kroacinë në finale për herë të parë në histori. As këtë herë Anglia nuk përsërit dot boëtrorin e vitit 1966 dhe “It’s coming home’’ vlen vetëm për ekipin pasi trofeu do të shkoj diku tjetër.

Ndërkohë Anglia do të luaj përballë Belgjikës finalen e vogël të botërorit për medaljen e bronzit./Berati.TV

Kroaci 2-1 Angli

Shwnues: Perisiç 68’, Manzukiç 109’/Tripier 5’