Gazetari Mero Baze ka publikuar një foto të Sali Berishës dhe Xhorxh Sorosit, kur ishin miq.
“Sali Berisha me Xhorxh Sorosin kur ishin miq.
Ai në mes është një nga luftëtarët e mëdhenj “anti-Soros”, që e ka kuptuar qysh në atë kohë që ky Sorosi do ti ngulte thikën pas shpine Doktorit dhe Kosovës”, shkruan me ironi Baze.
Edhe pse në fakt ka bashkëpunuar me sorosin kur ka qenë në pushtet, madje e bija dhe dhëndri i tij kanë marrë bursa studimi nga Sorosi, Sali Berisha thotë se ka qenë pikërisht Sorosi që ndërhyri për shpalljen e tij non grata nga SHBA.
Kjo, pasi sipas Berishës, Sorosi kishte plan të ndante Kosovën, por ky e pengoi dhe për këtë arsye Sorosi u hakmor duke ndikuar që të shpallet non grata nga SHBA.
