Skip to content

“Njëri në kafe, tjetri me gotën e rakisë”, Alibeaj: Mbledhjet e komisioneve të mos bëhen online, të vaksinohen deputetët, mos u fshihni qytetarëve debatet që bëhen

Deputeti i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë kundër idesë që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen online. Sipas Alibeaj nuk mund të vazhdohej në këtë mënyrë ku qytetarët nuk marrin vesh se për çfar flitet gjatë mbledhjeve të Komisioneve.

Ai tha se në rastin kur baret janë plot dhe shkollat vazhdojnë mësim, atëherë nuk kishte përse mbledhja e Komisioneve të bëhej online pasi dëmton transparencën ndaj qytetarëve.

Enkelejd Alibeaj kundër mbledhjeve online të Komisioneve Parlamentare

Njëri në kafe, tjetri në plazh tjetëri në makinë tjetri me gotën e rakisë dhe askush nga publiku nuk merrte vesh se për cfarë po diskutohej. Ajo cfarë themi ne është tepër e thjeshtë. Të mos bëhen mbledhjet online. Fëmijët në shkolla shkojnë, pse u dashka vetëm që komisionet parlamentare të bëhen online për t’ja fshehur publike. A nuk jemi ne në vazhdën e një vaksinimi? Të bëhet vaksinimi i deputetëve dhe kaq, mbledhjet të bëhen drejtëpërdrejt që edhe qytetarët të kuptojnë se për çfarë po flitet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb