
Analiza e zjarreve në sezonin pranverë -verë 2021. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj: 4803 ha toka të djegura.
Mungon hartimi i dokumentit të dëmeve nga Bashkitë. Mungon informimi i rrezikut nga zjarri.
Mungon sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm. Mungojnë të dhënat për ata që angazhohen për shmangien e fatkeqësive.
Nuk ka veshje, kundra gaz, etj për zjarrfikësit. Mungon logjistika. Asnjë zjarrfikëse nuk ka radio komunikimi për bashkëlidhje.
13 cështje të zbardhura, 7 të arrestuar për zjarret, 6 të proceduar në gjendje të lirë, 1 në kërkim.
Haki Çako: Duhet domosdoshmërisht nxjerrja e analizave të Bashkive.
Kapacitetet e vëna në dispozicion nga Agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile ishin në maksimum, prap ne jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret. E pamundur menaxhimi në territoret kodrinore, malore. Kërkohet bashkëpunim me komunitetetet në rastet e zjarreve.
Duhet përgjegjësi më e madhe nga kryetarët e Bashkive. Mungesa e logjistikës dhe e mjeteve të zjarrfikëseve, dueht që 4% e buxhetit të Bashkive duhet të shkoj për zjarrfikëset gjë që nuk ka ndodhur. Agjencia jonë po punon me një projekt me Italinë për të ndihmuar me mjetet në zjarrfikëse. Do punohet edhe me stafet e zjarrfikëseve për trajnimin e tyre.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
