Astrit Patozi dhe Arjan Çani nuk bien dakord në lidhje me të ardhmen politike të kryetarit dhe ish-kryetarit të PD-së.
Debati në studion e “Të Paekspozuarit”
Patozi: Janë të dy karta të djegura. Populli opozitar është më shumë se interesi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Jemi dy persona që sapo kemi pohuar që mes të dyve nuk zgjedhim asnjërin sepse e kanë gabim. Si ne mendojnë shumë shqiptarë.
Çani: Tani ata pushtetin s’e marrin dot. Pra po zihen për numrin dy. Përderisa nuk ka alternativë tjetër politike, këta të dy janë në lojë. Çfarë janë demokratët e thjeshtë? Ata thjesht janë kundër Edi Ramës. Është një betejë mes dy njerëzve që kërkojnë të rikuperojnë dinjitetin e vet. Ne thjeshta na mbetet të parashikojmë si mbaron kjo histori.
Shehi: A doni ta dini si përfundon? Fiton Basha siç ka fituar gjithnjë ai që ka vulën.
